Drejtoresha Adelheid Feilcke në një lidhje me "360 Gradë" në Ora News, thotë se Shqipëria duhet të marrë seriozisht të gjitha zërat që vijnë nga grupet e ndryshme parlamentare.
Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria mund të shohë nga Lindja, thotë se deklarata të tilla janë të gabuara dhe nuk e trembin Gjermaninë dhe BE-në.
Feilcke: Fjalën e fundit e ka zonja Merkel. Shqipëria duhet të marrë seriozisht të gjitha zërat që vijnë nga grupet e ndryshme parlamentare. Mua personalisht më bëri përshtypje një fjalë identike midis deklaratës së kancelares dhe Krishbaun. Krishbaun tha para vizitës se Ramës në Berlin dhe të njëjtën fjali e thoshte edhe kancelarja Merkel. Reformat nuk i bëni për hatrin tonë por për të mirën e shqiptarëve. Ata flasin në të njëjtën gjuhë.
Më bëri përshtypje një tjetër deklaratë nga Berlini më konkrete dhe kritike, ishin ato të ministrit të Shtetit për Evropë, anëtar i Partisë Social-Demokrate. Mik i ministrit të Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati. Nuk janë fjalët e Lulzim Bashës të përkthyer në gjermanisht.
Zheji: Çështja Tahiri është diskutuar?
Feilcke: Për fat të keq nuk isha në takimin me kancelaren sepse ishte takim konfidencial në Berlin. Por, nga burimet e DW, biseda me kancelaren gjermane ka qenë shumë e hapur. Ndërsa në takimin me deputetët gjermanë është përmendur. Është përmendur edhe në tryezën e rrumbullakët. Ministri i Shtetit për Evropë e ka përmendur këtë çështje dhe ka shprehur shqetësimin e tij.
Është gabim t'i bësh presion Gjermanisë dhe BE-së, për ndryshimin e kursit të Shqipërisë. Ne në Gjermani e shohin si një moment të rëndësishëm për hapjen e negociatave dhe nuk është mirë të luhet me këtë proces.