Ish Ministri i Drejtësisë ka reaguar në rrjetin social në FB duke deklaruar që prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të vendosë në akuzë zyrtarët përgjegjës të ekstradimit skandaloz, haptazi të paligjshëm të Nezar Seitit dhe të mos kursejë asnjë në këtë histori.
Ja statusi i Ylli Manjanit në FB
“Tani prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të vendosë në akuzë zyrtarët përgjegjës të ekstradimit skandaloz, haptazi të paligjshëm të Nezar Seitit.
Nuk ka pse të “kursejë” as Ministren e Drejtësisë e as Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme!
Një ditë kjo përgjegjësi do ushtrohet, por Shqipëria ka sot nevojë për të!
E ftoj Prokurorinë e Krimeve të Rënda të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të marrë në përgjegjësi penale të gjithë ata që ekstraduan personin kyç, në shkelje të hapur të ligjit!
Të mos kursehet as kur është fjala për Ministër apo Prokurorë në detyrë!
Kjo është e domosdoshme nëse duam drejtësi të besueshme!”