×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Ministri i Jashtëm i Polonisë: Integrimi i Shqipërisë lidhet me reformat

Premte, 04 May 2018 10:50

Ministri i Jashtëm polak Jazek Czaputowicz me 7 maj pritet të vijë në Shqipëri. Polonia njihet si një nga vendet më kritike ndaj politikës së BE-së, por mbështetëse e Shqipërisë. Në një intervistë për ‘Gazetën Shqiptare’ Ministri i Jashtëm shprehet se BE ka nevojë për reforma.

“BE vuan nga një deficit demokratik. Ne mbështesim rritjen e rolit të parlamenteve ndërkombëtare. Një thellim i mëtejshëm i integrimit evropian është plani i mundshëm për aq sa pranohet nga shtetet dhe popujt që marrin pjesë në këtë proces”, është shprehur Czaputowicz.

Ai shton më tej se Komisioni Evropian duhet që të ktheher në rolin e tij teknik në vend që të bëjë përpjekje për një politikë më të madhe. Ndërsa sa i përket tensioneve më BE-në Ministri i Jashtëm është shprehur se BE duhet të bazohet në rregulla universale që të zbatohen në mënyrë të barabartë në të gjitha shtete. “Ne jemi të shqetësuar për kriteret e paqarta që mund të çojnë deri në kufizimin arbitrar të të drejtave të Shteteve Anëtare”.

Sa i përket pikëpamjeve të Polonisë për zgjerimin e Ballkanit në BE, Czaputowicz u shpreh, “Polonia e mbështet fuqishëm politikën e derës së hapur të BE-së. Zgjerimi është një nga pikat më të fuqishme…Qytetarët e Ballkanit Perëndimor kanë të drejtë të zgjedhin rrugën  e zhvillimit. Ata janë evropian dhe BE ka detyrim për t’i pranuar këto vende, sigurisht nëse i plotësojnë kriteret e detyrueshme. Zgjerimi ka të bëjë me takime politike të nivelit të lartë, vendosjen e kritereve dhe hapjen e kapitujve. Ka të bëjë edhe me ndryshimin  e jetës së njerëzve për pritshmëritë më të mira nga reformat, modernizimin, qeverisjen e mirë, afrimin e ekonomive dhe njerëzve”, u shpreh më tej  ministri i Jashtëm polak.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...