"Prindër, refuzoni dhënien e kartave të identitetit në shkolla se do të përdoren për zgjedhje" Ky është skandali që ka ndodhur së fundmi në shkollat shqiptare, me urdhër të MInistrisë së Arsimit, i cili u denoncua sot nga PD.
Deputetja Albana Vokshi i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit të sqarojë situatën dhe Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet, ndërkohë që ka apeluar prindërit të mos i japin të dhënat personale.
Përmes një deklarate nga selia blu, deputetja e PD-së Albana Vokshi tha se formulari i shpërndarë me urdhër të Lindita Nikollës nëpër shkolla është antikushtetues dhe se kundër ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Mes të tjerash PD i bëri thirrje qytetarëve që mos të bien pre e këtyre provokimeve pasi të dhënat e tyre do të përdoren për shantazhe dhe blerje vote.
“Mësuesve u është kërkuar nga ministrja e arsimit që të marrin sa më shpejt të gjitha të dhënat personale të prindërve për të plotësuar formularin e shpërndarë nga kryeministria; kartën e identiteti, e-mailet, të dhënat personale të të dy prindërve. Prindërit duhet të plotësojnë sipas urdhrit të paligjshme, të dalë nga zyra e Kryeministrisë dhe projekti është mbajtur i fshehtë. Ne dyshojmë se ato të dhëna do të përdoren në zgjedhje. Që mbrëmë PD e denoncoi këtë akt antikushtetues pasi u njoh me shqetësimi e prindërve. PD verifikimi se në e-mailin e MAS, që brenda datës 10 maj formulari të jetë i plotësuar sipas udhëzimit Urdhri i Ramës dhe Nikollës shkel haptas kushtetutën dhe ligjin për të dhënat personale.”, tha ndër të tjera znj. Vokshi.