Në një dalje për mediat ditën e sotme, ambasadori amerikan Donald Lu foli për baronin e drogës Met Kanan, i cili u kap disa javë më parë në Turqi.
Ambasadori Lu u shpreh se Met Kanani ishte peshk i madh, ndërsa theksoi se edhe dy persona të tjerë janë kërkim, Klement Balili dhe Arbër Cekaj.
Mediat turke, raportuan se Kanan ishte një ndër trafikante me të mëdhenj në Turqi, i cili kishte trafikuar sasi të mëdha heroine si dhe kishte lidhje të fuqishme me politikanë shqiptarë.
Një gjë të tillë e ka theksuar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cili në një intervistë për mediat, deklaroi se kryeministri Edi Rama sapo ka marrë vesh se është vënë në pranga Kanani, ka udhëtuar nga Brukseli drejt Turqisë.
Kanani u vu në pranga, teksa po trafikonte një sasi prej 1 ton kanabis, drogë kjo që vinte nga Shqipëria, dhe përmes Greqisë po tentohej të futej nga Turqi. /55News.al/