Petrit Vasili: Kryeministri që po e zhbën shtetin

Premte, 04 May 2018 12:13

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një dalje për mediat nga Selia e LSI-së, denoncoi se dje parlamenti shqiptar dekretoi shkatërrimin e tij edhe institucional edhe politik. “Po ashtu nga ajo e zbatimit minimal të rregullave parlamentare që e bëjnë të funksionojë atë. Dje është ligjëruar që çdo vendim që merret në sallën e parlamentit, për ta ditur të gjithë qytetarët shqiptarë që çdo vendim është një urdhër i padiskutueshëm për veprim. U ligjërua që dënimet e seancës janë nul. Dje parlamenti ka miratuar në mënyrë të njëanshme ligjin për strehimin social, një ligj shumë delikat”, tha ndër të tjera Vasili.

Deklarata e plotë e z. Vasili

Dje parlamenti shqiptar dekretoi shkatërrimin e tij edhe institucional dhe besoj drejtimi i parlamentit ka mbaruar qoftë nga ana politike po ashtu nga ajo e zbatimit minimal të rregullave parlamentare që e bëjnë të funksionojë atë. Dje është ligjëruar që çdo vendim që merret në sallën e parlamentit, për ta ditur të gjithë qytetarët shqiptarë që çdo vendim është një urdhër i padiskutueshëm për veprim. U ligjërua që dënimet e seancës janë nul. Dje parlamenti ka miratuar në mënyrë të njëanshme ligjin për strehimin social, një ligj shumë delikat në të cilin nuk pranonte as ti shqyrtonte pavarësisht se nuk do ti votonte amendamentet e opozitës që kishin qëllim, përmirësimin rrënjësor të ligjit në favor dhe interes të qytetarëve shqiptarë. Së dyti të ndalonte antikushtetutshmërinë së këtij ligji dhe së treti ti jepnin fund kësaj demagogjie të shëmtuar të qeverisë e cila mbron me fanatizëm oligarkët, u jep qindra milionë euro koncesione, qindra kulla të cilat janë ngulur Tiranës në zemër dhe ne qytete të tjera të Shqipërisë dhe bën sikur u heq nga një qime, sikur do u merrka 50 metra katrorë për tu hedhur hi syve qytetarëve të këtij vendi. Kjo demagogji dhe ky qëndrim urrejtës ndaj të varfërve dhe njerëzve në nevojë, të një qeverie e cila nuk është e majtë, është armikja më e madhe e të majtës pasi thashë dhe njëherë mbron oligarkët. U jep miliona euro koncesione, kulla janë në sytë e qytetarëve dhe në fund bën sikur kjo do ti godasë oligarkët  me 50 metra katror, me një sipërfaqe 7 me 8.

Amendamentet

Njëherazi seanca kishte vendosur që këto amendamente dhe gjithçka debati i opozitës të diskutohej në komisionin përkatës sipas kërkesës së firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe nga z. Fatmir Mediu dhe kjo e drejtë u dhunua. Kryetari i Parlamentit ka ligjëruar dje një parlament që ka ikur nga shinat e parlamentarizmit, është deformuar plotësisht dhe rregulli qesharak për të respektuar sekondat e çmuara kur deputetët flasin dhe rigoroziteti për këto sekonda është një turp dhe demagogji. Ligji i strehimit social megjithëse opozita dha konsensus për miratimin e tij në parim për tu bërë një ligj i mirë dhe për të ndihmuar qytetarët e varfër, duke mos pasur asnjë paragjykim që ky ligj propozohej nga mazhoranca u rrënua dje edhe konsensusi. Pra në funksion të vjedhjes dhe të grabitjes mazhoranca thyen çdo lloj konsensusi, ndonëse bën sikur çirret kjo dhe ky kryeministër i fandaksur që ka, që bëjnë sikur duan konsensusin. Konsensusi ishte në tavolinë ishte miratuar në parim, kërkonte një diskutim, një përmirësim, që ligji të bëhej I mirë për qytetarët, por ligji u bë një preh e hajdutëve të qeverisë. Nga se vjen ky hajdutllëk i qeverisë? Vjen pikërisht nga ato konstatime të tmerrshme, që Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë në raportin e tij më tronditës në 28 vitet e pluralizmit shqiptar. Kur ka thënë që vendi mbetet në një rrezik të madh për shkak të pastrimit të parave të pista. Dhe kur ka thënë, ku për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta qeveritare, pra, teoria dhe teza e kryeministrit të vdekur politikisht, që po bëjmë shtet, ai po zhbën shtet. Pra mazhoranca dhe kryeministri nuk po bëjnë shtet, po ja u përsëris po e zhbëjnë shtetin.

Mesazhi i DASH

Njëherazi po Departamenti Amerikan i Shtetit thotë: Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të konsiderueshme të mariuanës, kryesisht për vendet evropiane dhe është vend tranzit për heroinën afgane dhe kokainën, duke shërbyer, - e nënvizoj, Departamenti thotë: duke shërbyer si një portë kyçe për shpërndarjen e heroinës në të gjithë Evropën. Kjo do të thotë, jo të bësh shtet, por ta zhbësh shtetin. Pasuritë e patundshme, veçanërisht zonat bregdetare, projektet e zhvillimit të biznesit dhe lojërat e bixhozit, - thotë Departamenti Amerikan I Shtetit, - janë ndër metodat më popullore të fshehjes së të ardhurave.

Pastrimi i parave

Çfarë thotë tjetër DASH?  Zbatimi I ligjit është joefektiv në luftën kundër pastrimit të parave. Pra, kur nuk lufton pastrimin e parave, me gjithë drejtoritë, dhe me gjithë çfarë kanë pasur atje që kanë drejtuar ato drejtori, do të thotë jo të bësh shtet siç thotë kryeministri, por do të thotë ta zhbësh shtetin. Njëherazi Departamenti Amerikan i Shtetit thotë: Shqipëria ka një treg të zi të lulëzuar për mallrat e kontrabanduara, kryesisht duhan, bizhuteri, makina të vjedhura, telefona celularë. Kontrabanda është lehtësuar nga kontrollet e dobëta doganore dhe kufitare. Çdo të thotë kjo? Do të thotë jo të bësh shtet siç thotë kryeministri, por do të thotë ta zhbësh shtetin. Njëherazi edhe konstatimet më të fundit të GRECO-s të  Këshillit të Europës, konstatojnë që përsa I takon luftës kundër korrupsionit në lidhje me deputetë, gjyqtarë dhe prokurorë, pasi këto institucione në mënyrë të veçantë prokurori etj, janë në momentin e kapjes së tyre të plotë, Shqipëria nga 10 rekomandime ka zbatuar  vetëm e vetëm 1. Kjo do të thotë përsëri, jo të bësh shtet, por do të thotë ta zhbësh shtetin. Dhe në tërësinë e vetë, ne jemi në një moment kritik, dhe qytetarët duhet ta dinë këtë, që përfundimisht korrupsioni ka dalë nga kontrollet, pasi shteti do pikërisht këtë gjë, krimi i organizuar është ai që telekomandon kryeministrin dhe sejmenët rreth tij, dhe kontrabanda, pastrimi i parave të pista është pikërisht shkatërruesi I biznesit të ndershëm, që jeton me djersën e ballit, atij që do ta fitojë paranë në rrugë të ndershme, dhe është kthyer pra në një “place d’arme” të kriminelëve, të trafikantëve dhe pse jo të maskarenjëve, të cilët kanë gjetur strehën e tyre në selinë e kryeministrit, i cili përfundimisht pas qëndrimit shumë të qartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, damkoset përfundimisht si njeriu që ka marrë përsipër misionin e madh, negativ, malinj, pse jo të poshtër kundra këtij vendi, që jo të bëj shtet, por ta zhbëjë shtetin.

Modifikuar më Premte, 04 May 2018 12:22

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...