Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një intervistë të dhënë për televizionin Neës24 u shpreh se arrestimi i Arbër Çekajt në Gjermani, administratori i firmës ‘Arbi Garden’, porositësi i kontejnerit me banane ku u zbuluan 613 kg kokainë, është një lajm shumë e mirë. Por sipas tij duhen zbuluar porositësit e vërtetë, arkitektët.
Alibeaj tha se mazhoranca ka kapur drejtësinë dhe se mbrojtja e Saimir Tahirit gjatë këtyre 6 muajve, u bë me qëllim për t’i dhënë kohë për të pastruar provat.
“U shkatërruan të gjitha provat për Tahirin, pasi u kap prokuroria. Ekstraduan Nazer Seitin. Dhe tani vjen dorëheqja. Gjatë vizitës në Gjermani, Ramës i kërkuan që Tahiri t’i nënshtrohej drejtësisë. Kujtojmë që pak ditë më parë, Tahiri nxitoi që të kapte mandatin mos i humbte. Ndërsa tani pas shantazheve, e dorëzoi. Kjo është një seri e vogël e një telenovele të pështirë për të kaluar lumin e radhës”, u shpreh Alibeaj. /55news.al/