LSI-ja ka kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga Kuvendi për shkak të fjalorit rrugaçëror përdorur në seancë. Kryeparlamenti Gramoç Ruçi ka njoftuar thirrjen e Byrosë pasdite për të shqyrtuar kërkesën, në orën 18:30.
Të enjten e kaluar në Kuvend, Kryeministri iu drejtua opozitës me fjalët: " Nuk mund ju dot të pengoni dhe të bllokoni asgjë! Dhe për më tepër, kur fillojnë ato kërcënimet, “jo po shiko se këtu do të ngrihen ata”....kjo e ngritjes është “firi- firi të të ngrihet, ai i shkreti kokulur s’të përgjigjet dot".