Është kallëzuar penalisht nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, Beqir Nuredini, me akuzën për “Shpërdorim detyre” në lidhje me ndërtimet që sipas këtij institucioni, kryebashkiaku ka lejuar në bregdetin e Spillesë.
"Nuredini me veprimet, apo mosveprimet e tij ka lejuar ndërtimin e 31 objekteve në zonën bregdetare të Spillesë.Të vendosur për të zbatuar ligjin dhe denoncuar abuzuesit në të gjithë Shqipërinë. Prioritet janë zonat bregdetare, turistike dhe ato të mbrojtura me ligj”, thuhet në njoftimin e IKMT.