Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, në një status në Facebook ka ironizuar kryeministrin Rama dhe luftën që ky i fundit i ka shpallur të gjithë zërave ndërkombëtarë që janë kundër qeverisjes së tij.
Vasili ka thënë se kryeministri Rama e do këtë vend me trafiqe droge, kriminelë e korrupsion shpërthyes, por është një situatë që vetëm Rama e do dhe jo shqiptarët.
“Këta të huajt duket qartë që i duan të keqen Shqipërisë, ndaj kryeministri duhet t'i demaskojë dhe t'i luftojë deri në fund ata.”-ka ironizuar Petrit Vasili.
Statusi i plotë
Kryeministri lufton kunder "armiqve" gjermane e holandeze.Aferim.
Kryeministri po lufton me trimeri kunder armiqve gjermane e holandeze se fundmi.
Dhe ka shume te drejte ky kryeministri.Si mundet qe gjermanet e holandezet te kerkojne te luftohen trafikantet dhe krimi i organizuar.Si mundet te kerkojne te luftohet korrupsioni shperthyes.
Keta te huajt duket qarte qe i duan te keqen Shqiperise, ndaj kryeministri duhet t'i demaskoje dhe t'i luftoje deri ne fund ata.
Bile edhe ambasadoret e tyre duhet ti deboje nga Shqiperia.
Bile as te mos pranoje te hyje ne BE ku jane edhe keta armiq te Shqiperise.
Kryeministri ka te drejte jo gjermanet dhe holandezet.
Kryeministri e do kete vend me trafiqe,me droge,me kriminele,me korrupsion shperthyes.
Ka te drejte kjo eshte Shqiperia,qe ai do por qe ne s'e duam.