Kryedemokrati Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit bëri një akuzë të fortë ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Sipas Bashës, ministri ka falsifikuar dokumente për të mbrojtur vëllain e tij trafikant droge.
"Vëllai i Fatmir Xhafës është drejtues i një organizate kriminale mes Shqipërisë, Italisë, Polonisë e SHBA-së dhe furnizonte me heroinë",- tha Basha.
"Jemi mbledhur sot në një nga momente më kataklizmike të demokracisë shqiptare.
Fatmir Xhafa tha muaj më parë se është çështje e sajuar nga opozita: Nuk ka fakte, nuk ka prova, por dje opozita publikoi vendimin dhe dosjen e plotë të vëllait të Fatmir Xhafaj me 7 vjet e dy muaj burgim.
Vetëm dje Fatmir Xhafaj mërmëriti e mori kurajën të thojë se vëllai i tij ishte në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar.
Por faktet tregojnë të kundërtën se vëllai i Fatmir Xhafajt është furnizuesi i organizatës kriminale me heroikë e kokainë.
Vendimi bërë publik dje është vendim i gjykatës së lartë italiane që la në fuqi vendimin e gjykatës së Leçes, vendim i formës së prerë si kryetar i organizatës së trafikut ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës",- tha Basha.