Me urdhër të Edi Ramës, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ka nxjerrë mediat jashtë sallës së Parlamentit, për të censuruar qëndrimin e opozitës kundër krimit që ka kapur qeverinë.
Menjëherë sapo Kryedemokrati ftoi deputetët të mblidhen në foltore, Gramoz Ruçi urdhëroi truprojat të nxirrnin gazetarët dhe të bllokonin kamerat të filmonin fjalën e Bashës.
Por, PD e ka gjetur një zgjidhje dhe censurës së kryeparlamentarit i është përgjigjur me lidhje direkte nga brenda seancës.
Në Facebook-un e kryedemokratit Basha dhe të ish-kryeministrit, Sali Berisha, po transmetohet live nga brenda sallës së parlamentit.
Ish-kryeministri Berisha ka mbajtur një fjalim të gjatë ku ka publikuar fakte mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj./55news.al/