Seanca e Kuvendit është ndërprerë, pasi opozita është ngritur në këmbë pasi kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka ndërprerë fjalën Lulzim Bashës.
Basha hodhi akuza të shumta ndaj Fatmir Xhafës. Pasi kanë kaluar disa minuta, Ruçi ka vendosur të ndërpresë fjalën e Bashës, duke e lënë të përfundojë fjalimin.
Më pas Gramoz Ruçi ka vendosur të ndërpresë seancën e kuvendit.
Ruçi, opozitës: E dëgjuam që foli për një çështje jashtë rendit të ditës. Nuk e kuptoj pse ngriheni në këmbë? Foli për një çështje jashtë rendit të ditës po e respektuam se është kryetar i opozitës.
Zotërinj të Grupit parlamentar të PD, na lejoni të shprehim mendimet për çështjet që jemi mbledhur.
Mbyllet seanca...Mbyllet seanca....Media të dalë jashtë!