Deputeti i partisë Demokratike, Edmond Spaho ka ironizuar një fjalim të Mimi Kodhelit në Kuvend që i kërkonte kryeministrit ti ofronte kuksianëve edhe një rrugë alternative dytësore nëse nuk paguajnë dot tarifën 5 euro.
Sipas Spahos, fjalimi i koleges deputete ia ngjethte mishin.
“Fjalimi I koleges Mimi Kodheli sot në Kuvend më ngjethi mishin. Ja mblodhi kryeministrit si kurrë ndonjëherë. I tha hiq taksën 5 euro se kuksianët e saj nuk kanë bukë të hanë kurse ai ju vendos taka. Ajo i kërkoi Ramës të investojë në Kukës për të hapur vende pune, të rregullojë infrastrukturën dhe nevoja të tjera të Kukësit. Mimi dha garanci që sa të jetë ajo gjallë, kuksianët të mos kenë frikë nga Rama pasi ajo mund ta shqyejë atë si lepur. Gishti që tundte Mimi trembi jo vetëm Edin, por edhe mua që nuk para trembem lehtë. Nuk di cfarë do bëjë Rama pas kësaj, por të lehtë nuk do e ketë.”, - shkruan Spaho.