Tom Fitton president i Judical Watch,ka treguar për televizionin amerikan Fox NEWS se si Soros, një miliarder i krahut të majtë hungarezo-amerikan, i ka përdorur paratë e dhëna nga Administrata Obama për të nxitur ‘reformën’ e sistemit gjyqësor shqiptar.
Fitton tregon se si administrata e Obamës dërgoi rreth 9 milionë dollarë për një grup të quajtur ‘Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim’, organizatë që financonte aktivitetet politike në Shqipëri.
Paratë sollën fuqizimin e qeverisë socialiste dhe të Edi Ramës në Shqipëri", tha Fitton.
Sipas tij, fondet ndihmuan në sponsorizimin e sondazheve që ‘prodhuan rezultate të tipit, 91 për qind të mbështetjes pro-qeverisë ose thënë ndryshe pro-Sorosit që po financonte Reformën në Drejtësi’.
JË thotë se kjo reformë i shërbeu qeverisjes së majtë.
Kryeministri shqiptar Edi Rama, i zgjedhur në vitin 2013, është kreu i Partisë Socialiste prej më shumë se një dekadë.
Sipas Fitton, e keqja më e madhe lidhet edhe me faktin se, Soros financon qeveri që janë kundër SHBA-së.
Fitton tha se Soros ose grupet e tij të lidhura janë me organizata aktive kundër Amerikane në Hungari, Guatemalë dhe Kolumbi.
Ai pretendoi se organizata e lidhura me Sorosin kanë këshilluar dhe kanë bërë politikën e amerikane ndaj Shqipërisë.
Gjashtë ligjvënës të udhëhequr nga senatori Mike Lee (R-Utah) i kërkuan sekretarit të shtetit të atëhershëm, Rex Tillerson, të bënte një hetim në çështjen Soros-Shqipëri.
Por duket se ky hetim ka nisur tani.
Nën akuzë nga JË është edhe ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu. Ky i fundit ka mohuar gjithçka.
Çështja po merr një pasqyrim të gjerë në SHBA nga mediat konservatore.( syri.net)