Përgjimi/ Met Kanani foli në telefon me një zyrtar të qeverisë

Diel, 13 May 2018 23:03

Met Kanani mund të ketë komunikuar me një politikan të lartë shqiptar, përpara se të binte në prangat e policisë turke gjatë tentativës për të futur 1.1 ton drogë në Izmir.

Mediat turke shkruajnë se gjatë gjurmimit 6 mujor të Met Kananit dhe grupit të tij, autoritetet turke kanë intercepruar një bisedë telefonike që koka e rrjetit të drogës ka pasur me një politikan të rëndësishëm shqiptar.

Detaje të tjera nuk bëhen të ditura lidhur me identitetin e politikanit apo nëse është aktualisht në parlament, në qeveri apo në opozitë.

Sipas mediave në fjalë telefonata është tepër kompromentuese.

Gjatë fundjavës, arrestimet për shkatërrimin e këtij rrjeti vijuan në Shqipëri, ku përfunduan në pranga 18 persona.

Login to post comments