Partia Demokratike ka njoftuar një dalje të jashtëzakohme për mediat, nga selia blu.
Nëpërmjet një njoftimi, zyra e shtypit e PD, bën me dije se ‘në orën 11 në selinë e PD do të ketë një dalje të jashtëzakonshme për mediat.
Ende nuk ka detaje se çfarë pritet të ndodhë, por kujtojme se së fundmi , PD ka bërë publike fakte dhe të dhëna në vijim të publikimit të dosjes së vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, i cili është i dënuar në Itali për trafik droge.
Sipas PD, Agron Xhafaj nuk ka kryer asnjë ditë nga dënimi i tij 7 vite e 2 muaj burg por endet i lirë në Shqipëri pasi e mbron vëllai i tij Fatmir Xhafaj.