Kryeprokurori Edi Rama ka urdhëruar ditën e sotme që të ngrihet padi ndaj kryetarit të Forumit Rinor te PD, Agim Shehaj.
Ai është thirru në Prokurori, pasi ka protestuar bashkë me banorët e Orikumit, për kushtet barbare si dhe për mungesën e ujit, dritave dhe rrugëve.
Ka qenë deputetja e PD-së për Qarkun e Vlorës që ka bërë me dije ngjarjen, duke shtuar se është pushteti që ka frikë dhe prandaj dërgon hafijet dhe zaptijet për të trembur opozitën dhe qytetarët.
“Nga Vlora sapo me njoftuan se kryetari i Forumit Rinor te PD, Agim Shehaj është thirrur ne Prokurori dhe ndaj tij eshte ngritur padi. Perse? Sepse protestoi, bashke me qytetare te Orikumit per kushtet barbare te jetes ne qytet! Sepse, nuk eshte hera e pare qe Orikumi ngrihet gjate ketyre javeve. Per mungesen e dritave, ujit, rrugeve e te tjera.
I them Agim Shehajt dhe qytetareve te Orikumit te mbahen! Eshte pushteti qe ka frike dhe prandaj dergon hafijet dhe zaptijet per te trembur opoziten dhe qytetaret!
Ne do te protestojme serish, per Agimin dhe te gjithe agimet e protestave! Derisa ta shporrim pushtetin e klikes qe u ze pusi qytetareve te vet. Nga Kukesi deri ne Orikum!”, ka shkruar Nada Mecorapa.