Meta vizitë në Cërrik

Hënë, 14 May 2018 11:02

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ndodhet në Cërrik, ku është pritur nga kryetari i kësaj bashkie, Altin Toska, autoritetet vendore, deputetë të Elbasanit e qindra banorë.

Mësohet se Meta ndodhet në Cërrik, për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 75-vjetorit të Batalionit partizan të Dumresë.

Ai ka vendosur kurora me lule në memorialin kushtuar Batalionit partizan të Dumresë.

“Kënaqësi e veçantë të marr pjesë ne këtë përvjetor jubilar dhe të vizitoj Cërrikun. Nderim sakrificave të rinisë dhe rezistencës partizante që udhëhoqi Luftën Nacional- Çlirimtare. Momenti të përkulemi me respekt para dëshmorëve te LANÇ.

Pa 29 nëntorin '44 nuk do kishim mundësi te festonim 28 nëntorin 12. Te kujdesemi me shume per monumentet e LANC dhe gjithçka qe lidhet me luftën partizane. Sot jemi pranë hapjes se negociatave me BE, kjo ka qene një ëndërr e dëshmorëve tanë, e partizaneve tanë. Lavdi të përjetshme LANC dhe gjithë dëshmorëve te atdheut.”, ka theksuar Meta.

Login to post comments