Presidenti i Republikës, Ilir Meta teksa ishte sot pjesë e ceremonisë përkujtimore të 75-vjetorit të themelimit të Batalionit partizan të Dumresë ka zhvilluar një takim tjetër të veçantë, me konkurrentet e “Miss Shqipërisë”.
Përmes një postimi në rrjetin social “facebook” Meta ka thënë se ishte kënaqësia takimi me bukuroshet që konkurojnë për Miss Shqipëria 2018 dhe me regjisorin Petri Bozo.
“Kënaqësi të takoja sot, në liqenin e mrekullueshëm të Banjës në Cërrik, konkurrentet për kurorën e “Miss Shqipëria 2018” dhe regjisorin e këtij eventi fantastik, Petri Bozo. Iu urova suksese në garën për më të bukurën e Shqipërisë! 👑🇦🇱”, shkruan Meta.