Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një konferencë për shtyp të zhvilluar pak minuta më parë ka akuzuar Ulsi Manjanin dhe Vasilika Hysin, përkatësisht kryetarin dhe nënkryetaren e Komisionit të Ligjeve se po përpiqen ti gjejnë alibinë mashtrimit të rradhës.
“Çdo nen i propozohet Komisionit Parlamentar përkatës dhe nëse në çdo nen ka qoftë edhe një ndryshim të vetëm, atëherë ai i bëhet i qartë anëtarëve të Komisionit dhe më pas edhe seancës parlamentare.
Neni 491 u falsifikua, dhe u votua duke u thënë deputetëve se jemi dakort me ndryshimin e bërë sipas propozimit të deputetes Vasilika Hysi.
Mazhoranca socialiste nuk mund të fshihte falsifikimin, ndryshimi nuk u tha, u fut tinëz si një lojë emailesh, lojë tëitter-ash, dhe si një lojë e të gjitha mjeteve të tjera informale të komukimit”
“Të dy gënjeshtarët, të pacipë treguan qytetarëve që neni 491 ishte votuar dhe se kishim rënë dakort.”
Por sipas Vasilit, ndryshimi nuk u tha, por komunikimi zyrtar u shndërrua në një lojë email-esh.
“Dëgjuam edhe gënjeshtrën e Ulsi Manjanit që është gati të shkatërrojë edhe reformën në drejtësi”-tha Vasili.
Sipas tij manipulimi është i dukshëm dhe se prokuroria vazhdon të mbyllë gojën.
“Ndërsa i kanë prangat gati për njerëzit e thjeshtë, në rastin kur është manipuluar Parlamenti shqiptar, ajo nuk bën detyrën e saj”, tha Vasili.