Deputetja e partisë Demokratike ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook.
Ajo ka thënë se audio e publikuar është ajo cka në të vërtetë përfaqëson qeveria Rama që nga shtatori. “Asnjë vend i BE-së nuk mund të ketë besim tek një qeveri e inkriminuar deri në këtë pikë, asnjë polic nuk mund të kryejë detyrën e tij kur ministri mbron vëllain e tij nga ligji.” Është shprehur Tabaku.
Statusi i plotë
Kjo audio është ajo çfarë qeveria Rama ka përfaqësuar që në shtatorin 2013. Një grup të organizuar me pushtet që kanë menduar vetëm për të mbrojtur grupet kriminale të cilët më pas ndihmonin mazhorancën të fitonte pushtet dhe zgjedhje.
Audio është një tjetër provë e pakontestueshme që kjo qeveri ekziston dhe financohet nga grupet kriminale dhe droga. Asnjë vend i BE-së nuk mund të ketë besim tek një qeveri e inkriminuar deri në këtë pikë, asnjë polic nuk mund të kryejë detyrën e tij kur ministri mbron vëllain e tij nga ligji. Mes ëndrrës së shqiptarëve për integrimin në BE dhe mundësive ndodhet muri i drogës së ngritur nga një kryeministër që jo rastësisht të dy ministrat e rendit i dalin të përfshirë kokë e këmbë në rrjete kriminale mafioze.
Ka ardhur koha që shqiptarët të çlirohen nga kjo qeveri që po shndërrohet në një kartel të madh droge duke na privuar prej ëndrrës Europiane.