Ish-Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ka folur për situatën politike dhe për dosjen e vëllait të ministrit.
Pas publikimit të audio-përgjimeve nga PD, Berisha mësohet se ka thënë se vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që dy ministra të Brendshëm të akuzohen për trafik droge.
“Ndodh vetëm në Shqipëri që të akuzohen dy ministra të Brendshëm. Është atipike dhe e pa zakonshme që dy ministra të Brendshëm akuzohen për drogë.”-mësohet të jetë shprehur Berisha.