A është genocid demokratik pakësimi i popullsisë

Hënë, 14 May 2018 19:05

Nga Rexhep Shaku

A është genocid pakësimi i popullsisë.

Genocid i kryer jo me vrasje te hapur, me vdekje e kalbje ne burgje, me uri e skamje te plote, por genocid me papunësi, me mungese shprese, besimi, genocid demokracie, por genocid.

Zbukurojeni si te doni, bëjeni deledash, bëjeni mashkull e femër bashke, bëjeni biseksual po te doni, por është genocid. Ku ka pakësim e zhdukje popullsie, si ne Shqipëri sidomos keto 4 vjet por dhe ne gjithë hapësirën shqiptare, është genocid.

Arben Xhaferi ne fillim te viteve 1990 kthehet ne Tetove pas një mbledhje ne Tirane.

Dervish Luma e pyeti, cfare bëtë ne Tirane.

Dënuam krimet e komunizmit dhe genocidin komunist, u gjegj ai.

Krimet e komunizmit dakord, por genocid komunist nuk ka patur, i thotë Dervish Luma.

Si s'ka patur genocid, c'po thua, i thote Arbeni.

Nuk ka genocid me rritje popullsie, genocid ka kur ka pakësim e zhdukje popullsie. Komunizmi ne hapësirën shqiptare ka bere shume krime, por ne hapësirën shqiptare ka patur shtim popullsie gjate diktaturës komuniste ne Shqipëri e ish Jugosllavi, vijon Luma.

Arben Xhaferi heshti, u pajtua.

Po këto 25 vite ne Shqipëri dhe hapësirën shqiptare pse u pakësua popullsia. Po keto 3 vitet e fundit pse u pakësua ne mënyrë drastike. A eshte genocid ky pakësim e zvogëlim popullsie. Apo eshte genocid demokrat dhe duhet te jete i ëmbël.

I hidhur a është vetëm genocidi i Hitlerit?

Kot qe flasim. me te vdekurit as flitet as luftohet as behet dashuri.

Login to post comments