Dashamir Peza, ish deputeti socialist ka mbërritur në shtëpinë e Saimir Tahirit, ku e ka shoqëruar përgjatë gjithë paradites ish ministrin e brendshëm. I njohur si një nga miqtë e ngushtë të Edi Ramës, Dashamir Peza po i qëndron pranë Saimir Tahirit në këto momente që po kalon në përballje me drejtësinë.
Shoqërisë në ballkon ju shtua edhe bashkëshortja e ish ministrit, e cila erdhi në shtëpi rreth orës 11.30 minuta.
Biseda telefonike për minuta me radhë, cigare dhe biseda me miqtë më të afërt që kanë zgjedhur ti qëndrojnë pranë Saimir Tahirit në këto orë të izolimit të tij në shtëpi, ishin pamja për më shumë se 2 orë në ballkonin e shtëpisë së Saimir Tahirit.
Në ambientet e jashtme të pallatit miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushte të ish ministrit kanë mbërritur, duke treguar kështu mbështetjen e tyre për Saimir Tahirin.
Por shtëpinë e Saimir Tahirit nuk e vizitoi avokati, i cili duket se këtë të hënë ka nisur mbrojtjen për klientin e tij, pasi kanë vendosur të apelojnë vendimin që la në arrest shtëpie ish ministrin e brendshëm.
Vendimi i gjykatës që la ën arrest shtëpie ish ministrin e brendshëm, pritet të apelohet të marten nga avokatët e Tahirit, të cilët do të kërkojnë një masë më të lehtë sigurie. Në të njëjtën ditë do të shqyrtohet edhe kërkesa e Prokurorisë, e cila në fakt kërkon një masë më të rreptë sigurie për Ish ministrin, atë të “arrest me burg”. /intv