Zbardhet vendimi i gjykatës për Tahirin (foto)

Hënë, 14 May 2018 19:30

Është zbardhur vendimi me të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, është një dokument me 33 faqe.

Për të kërkuar arrestimin e Tahirit, Prokuroria shqiptare ka përdorur një pjesë të mirë të përgjimeve të kryera nga Guardia di Finanza italiane për të arrestuar Moisi Habilajn, kushëri të ministrit dhe vëlla i Artan Habilajt, të dy të kërkuar për trafik droge.

Në përgjimet që i janë bërë Moisi Habilaj u shpjegonte bashkëfajtorëve të tij se kishte blerë dy byzylykë me diamante “për gruan e Saimirit” dhe se kishte paguar një kostum Hugo Boss, të cilin vetë ministri e paskësh zgjedhur në një dyqan të Romës. Këto biseda jnë konfirmuar nga një tregtar, i cili ka thënë se me të vërtet Habilaj bleu dy byzylykë, por pa e ditur se për kë ishin marrë ato.

Zbardhet dëshmia e Habilajt: S’e kam takuar kurrë kushëririn-ministër

Ndërsa tregtari i rrobave, i pyetur nga Guardia di Finanza, ka mohuar të ketë takuar ndonjëherë ministrin. Për herë të parë dalin në dritë edhe deklarimet, që Moisi Habilaj i ka bërë Prokurorisë së Catanias dhe kështu zbulohet se kushëriri i ministrit ka pranuar përgjegjësinë e tij për trafikun e drogës, por ka përjashtuar që ato dhurata apo pagesa në para, për të cilat flet gjatë përgjimeve, të jenë bërë për Saimir Tahirin. Madje, Moisi Habilaj pohon se nuk e ka takuar kurrë kushëririn-ministër personalisht.

Ai që e njihte dhe takohej shpesh me Saimir Tahirin ishte Artan Habilaj, vëllai i trafikantit të arrestuar në Itali dhe të cilit ministri i kishte shitur makinën e tij Audi A8.

Fakt ky që kundërshtonte atë ç’ka kishte thëbnë Tahiri, se ai nuk kishte pasur asnjëherë kontakt personal me Artan Habilajn.

Prokuroria ka gjetur prova se të dy ata janë takuar të paktën dy herë në Greqi në gusht të vitit 2014, në qytetin bregdetar të Lefkadas në ishullin e Korfuzit, kur Tahiri së bashku me gruan, prindërit dhe një çift miqsh kanë kaluar dy javë pushime në një shtëpi dykatëshe të marrë me qira.

Zbulohet pronari i gomones me të cilën lëvizte Tahiri

Tahiri ka shkuar në Korfuz me një gomone 12-metërshe, që doli se ishte në pronësi të sipërmarrësit të bimëve mjekësore Orges Liperi, i cili ja dha atë hua ministrit, ndërkohë që Artan Habilaj çoi fëmijët e Tahirit me makinën Audi A8.

Ndërsa, kur gomonia pësoi defekt, Artan Habilaj u kthye në Korfuz, duke ia dhënë Audin ministrit dhe duke u marrë me varkën e prishur. Artan Habilaj u mor edhe me dërgimin e gomones difektoze në Brindizi për ta riparuar, së bashku me një ish-specialist të Delta Forcës.

Në urdhër-arrestin e Tahirit flitet edhe për udhëtimet e tij së bashku me Orest Sotën, në makinën e të cilit u gjetën, bashkë me dy patenta detare të Tahirit, edhe 860 mijë euro para të thata. Prokuroria këmbëngul të thotë se ato para i përkisnin ish-ministrit të Brendshëm.

Në kuadër të akuzave ndaj Tahirit, ka edhe prova për bashkëpunim mes trafikantëve dhe policëve të korruptuar, disa prej të cilëve ende janë në kërkim dhe, sipas Prokurorisë, këta përbëjnë provat se pikërisht këta policë vepronin me urdhër të Tahirit për të favorizuar trafikun e kanabisit.

Prokuroria kishte kërkuar arrest me burg, por Gjykata, e cila ka vlerësuar zgjedhjen e Saimir Tahirit për të dhënë dorëheqjen nga roli i deputetit e për të hequr kështu dorë nga imuniteti, ka vendosur se mund të mjaftojë arresti shtëpie. Nesër, në seancën e parë në gjyq, mbrojtja e përfaqësuar nga avokati Maks Haxhia do të përpiqet të tregojë se asnjë nga provat e sjella nga Prokuroria nuk mund të flasë për atë që, me të vërtetë, ka një përgjegjësi nga ish-ministri i Brendshëm në trafikun e drogës.

sh1

sh2

Login to post comments