Denoncimi/Grabitje në Tiranë nga Erion Veliaj

Tuesday, 15 May 2018 15:08

Kreu i këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak Tiranë ka reaguar dje pas denoncimeve nga qytetarët se po ndeshen me rritje taksash. Zoti Collaku shkruan se nuk ka asnjë rritje taksash pasi çdo vendim i marrë ka qenë në paligjshmëri i konstatuar edhe nga Gjykata tashmë ku ka shpallur të pavlefshëm mandatet e 6 këshilltarëve

Ja denoncimi i Kreshnik Collakut në FB

Kam marre dhjetëra telefonata nga qytetare te shqetësuar,biznese apo private,qe konstatojnë një rritje drastike te taksave qe i paguhen Bashkise.

Justifikimi qe Bashkia u jep qytetareve te indinjuar për këtë zhvatje te xhepave te tyre është se “taksat janë rritur me vendim te Këshillit Bashkiak Tirane”.

Dua te sqaroj çdo qytetar e biznes ne Tirane.

Nuk ka asnjë vendim te Këshillit Bashkiak për rritjen e Taksave ne Tirane.

Ajo çfare Bashkia quan vendim këshilli është nje Mbledhje e Paligjshme e Këshillit Bashkiak me 6 individë te cilët nuk kane patur mandate te votojnë dhe me opozitën qe ka refuzuar te votoje për rritjen e taksave e tarifave.

Kjo paligjshmëri është konstatuar dhe nga Gjykata e Tiranes.

Këtë vendim te Gjykatës Tirane, bashkia refuzon ta njohe dhe ta respektoje.

Kjo situate zhyt ne një krize paligjshmërie çdo aktivitet te Bashkise Tirane.

Taksat qe sot Bashkia u mbledh janë te paligjshme.

Ftoj çdo qytetare te Tiranes te padisë Bashkine e Tiranes për përfitim te paligjshëm dhe grabitje te pasurisë.

Një dite drejtësi do te behet dhe Bashkia Tirane do tu ktheje deri ne qindarkën e fundit paratë qe çdo dite u grabit qytetareve te saj ne mënyrë te paligjshme.

Padisni Bashkine e Tiranes ajo po vjedh paratë tuaja.

Ky është një aktivitet i paligjshëm.

Gjykata e Tiranes ka shpallur pavlefshmërinë absolute te këtyre vendimeve dhe te trupës qe i ka “votuar”.

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 15:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...