PD tregon si i gjeti provat për Xhafën dhe paralajmëron për fakte të tjera

Tuesday, 15 May 2018 15:34

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka thënë sot se pavarësisht se Prokuroria ka sekuestruar materialin e audio-përgjimit për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj që sipas PD shfaqet duke bërë pazare droge me bashkëpunëtorin e tij, asgjë nuk ka ndryshuar.

Në emisionin “Opinion” në news24 Salianji tha se pas këtij audio-përgjimi duhet të ishte arrestuar Agron Xhafaj.

“Një oficer i policisë gjyqësore ka ardhur dhe ka marrë audio-përgjimin në selinë e PD, por asgjë nuk ka ndryshuar. Duhet të ishte arrestuar Agron Xhafaj. Ka disa fakte që kjo video vërtetohet sepse në përgjime thuhet se ‘po ma sulmojnë vëllain’. Thuhet se ata në Itali u shpërbënë. Është numri i telefonit që gjithsecili mund t’i binte dhe të shihte nëse është Agron Xhafaj. Gjithashtu aty thuhet se ‘po na sulmojnë ata plehrat’. Plehrat jemi ne dhe mediat”- u shpreh Salianji.

I pyetur se kur janë bërë këto përgjime dhe si u sigurua, deputeti i PD tha se materiali është sjellë nga autoritete të caktuara duke mos e specifikuar institucionin. Sipas tij është fakt që Agron Xhafaj është i përfshirë dhe i dënuar për trafik droge në Itali dhe se mbrohet nga vëllai Fatmir Xhafaj.

“Ne kemi bërë të gjitha veprimet që kjo provë e sjellë nga autoritete të caktuara është e vërtetë. Do të thotë se ky audio-përgjim tregon dhe është fakt që Agron Xhafaj merret me trafik droge. Agron Xhafaj i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg nga Italia është sot i lirë. Agron Xhafaj shkon në prokurori dhe bën denoncimin për deputetët e opozitës. Nuk ka rëndësi për publikun se kur është bërë ky përgjim. Fshehja e ministrit të Brendshëm tregon se ai po mbron vëllain. Ne dimë atë që di publiku. Agron Xhafaj vijon aktivitetin e drogës dhe vëllai i ofron mbrojtje. Kontestimi i provës nuk ka ndodhur as nga ministri. Xhafaj ka penguar ekstradimin e vëllait të vet duke falsifikuar dokumentet”- tha deputeti i PD.

Salianji tha se PD do t’i bëjë publike të gjitha detajet sepse kjo është një luftë për interesin publik. Sipas tij opozita do përdorë të gjitha format e reagimit dhe se Xhafaj duhet të japë dorëheqjen.

“Ne dimë që personi i përgjuar është Agron Xhafaj. Kjo është një provë që Agron Xhafaj është i implikuar në trafikun e drogës. Detajet e hetimeve tona do t’i bëjmë publike. Agron Xhafaj e vazhdon aktivitetin kriminal dhe Kjo është një luftë për interesin publik. Opozita do përdorë të gjitha format e reagimit. Ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqjen për të shkuar hetimi deri në fund. Nuk do ketë seancë normale në Parlament përderisa një ministër është i përfshirë dhe preket nga ligji anti-mafia. Nuk kam informacion për protestën e nesërme nga PD”- u shpreh Salianji.

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 18:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...