Kryetari i Partisë Demokratike, në daljen e jashtëzakonshme për mediat, u shpreh se në tentativë për të mbuluar krimin dhe për të vazhduar planin e tyre kriminal deri në fund Kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj, bënë gjithçka për ta terrorizuar dhe kërcënuar dëshmitarin “X”.
Atë e dinim që të hënën që përgjimi është autentik. Ata u informuan që të hënën se kush është dëshmitari X dhe bënë gjithçka për ta terrorizuar, për ta kompromentuar dhe për ta kërcënuar atë”, tha Basha.