PD publikon me zë e figurë video të një interviste të dëshmitarit X i cili në audiopërgjimin e publikuar nga PD të hënën, bashkëbisedon me Agron Xhafën për pazare droge.
"Unë jam Albert Veliu, 51 vjeç. Jam pa punë, jetoj me rrogën e djalit. Kam qenë në Itali, kam punuar në det në vitet '93-'99, në 2000 u shkëputa në Itali dhe punova mke grupin e Agron Xhafaj deri në 2002. Shisnim kokainë në Itali."
Kur rashë në burg nuk më solli një paketë cigare. Jam kapur në Peskara dhe u dënova me 7 vjet. I pyetur pse e bëri videopërgjimin ai thotë: E bëra se më la në baltë dhe më ktheu kurrizin dhe unë e bëra.