Albert Veliu, skafisti që përgjoi Agron Xhafajn, pranoi autoriësinë e përgjimit ndaj vëllait të Ministrit të Brendshëm gjatë një interviste me zë dhe me figurë që u transmetua nga selia e Partisë Demokratike. Veliu tha se shkak për përgjimin ishte bërë fakti se Agron Xhafaj nuk i kishte sjellë asnjë paketë cigare në burg, ku ai ishte dënuar me burg për kokainë në Itali.
“Atë punë ka bërë tërë kohën, jo me mua por me të tjerë. Mua ma bëri favor. Më tha sill çantën ta çoj matanë. E njoh mirë unë” u shpreh Albert Veliu gjatë intervistës që u transmetua në PD.
Veliu tha se policia e kishte identifikuar dhe i kishte kërcënuar të birin pas daljes së përgjimit.