Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar sa i përket kanalizimit të Shqipërisë nga Rilindja duke e konsideruar një nga veprat më kriminale në historinë e Shqipërisë.
Ja çfarë shkruan Tritan Shehu në FB
Kanabizimi i vendit ka qene e është një nga veprat me kriminale e te rrezikshme ne historinë e këtij vendi, ndoshta me "gërryese" se dhe pushtimet e huaja vete.
Pushtimi me shkatërrues për një popull e vend është pushtimi i tij nga Krimi e Korrupsioni, është kancer i vërtetë për çdo komb.
Pushtimet e huaja krijojnë një fryme patriotike, mobilizuese për tu çliruar, kjo ka ndodhur rëndom ne historinë tone.
Pushtimet nga Krimi e Korrupsioni krijojnë jo vetëm shtypje e varfëri për shumicën dërmuese, por dhe demotivim e pesimizëm te thelle për te ardhmen, një krize te vërtetë morale për një popull te tere.
Fatkeqësisht kjo ka ndodhur midis nesh tashme, duke pasur ne themel Kanabizimin e vendit.
Këtë po e shohim dhe e ndjejmë çdo dite, e pame edhe sot përsëri - nuk ka ku te shkoje me keq!
Pa dyshim, për këto arsye Epoka e Kanabizimit te vendit, organizuar e administruar nga shtetarët e tij, krijoi këtë fatkeqësi kombëtare, te parashikuar e kundërshtuar qartësisht nga shume nga ne qe ne lindjen e saj, disa vite me pare.
Çlirimi nga ky "pushtim" tashme nuk është as i lehte e as i shkurtër, por i domosdoshëm për tu arritur.