Deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi ka reaguar përmes një statusi në FB duke deklaruar se tashmë që u provua me zë dhe figurë përgjimi duhet të ik jo vetëm ministri i Brendshëm por dhe kryeministri Rama duke qenë se janë peng të krimit të organizuar
Ja çfarë shkruan Xhemal Gjunkshi në FB
Sot u provua me zë dhe figure se përgjimi jo vetëm ishte autentik, por u tregoi te gjithë shqiptareve se Agron (Geron) Xhafaj vijon trafikun e drogës . Akuzat e PD se Agron Xhafaj është kapo i nje prej bandave me te rrezikshme te krimit te organizuar tashme janë vërtetuar. Me vëllanë ministër te brendshëm ai kishte liri te plote dhe mbështetjen e policisë . Largimi i Agron Xhafes drejt Italisë ishte për te mos u ndjekur penalisht ne Shqiperi , një tentative e Xhafajt per te fituar kohe për te prishur e shkatërruar provat. Largimi i tij u be nga Rama -Xhafaj pasi e dinin se përgjimi ishte autentik , se kishte një dëshmitar te gjalle. Rama e Xhafaj prej 72 orësh kercenojne e shantazhojne dëshmitarin dhe familjen e tij njësoj si sigurimi i shtetit ne kohen e "Xhafajt hetues" . I bëjmë thirrje Rames dhe Xhafajt te ndale kërcënimet ndaj dëshmitarit dhe familjareve te tij, nga policia dhe njerëz te lidhur me krimin e organizuar. Ju dhe bandat me te cilat jeni te lidhur pazgjidhshmërisht nuk meritoni te qeverisni me. Jepni dorëheqjen, largohuni se tanimë shqiptaret e kane kuptuar se jeni peng i krimit te organizuar.