Deputeti I PD-së, Myslim Murrizi ka ironizuar vendimin e kryeministrit Rama dhe ministrit Xhafa duke thënë se sonte nga Rinasi niset linja e trafikantëve e vendosur enkas për çunat e “pashait”.
Përmes një postimi në “facebook” Murrizi ka thënë se edhe çunat të emëruar në poste kyçe të policisë të shpërndarë si “copa MUTI” nën kujdesin e vëllait të pashait të largohen sa më shpejt.
“Te nisen shpejt edhe “çunat” e tjere qe jane emeruar neper poste kyçe te policise te shperndare si copa MUTI nen kujdesin e vellait dhe te pashait.”
Më poshtë deputeti demokrat ka vendosue edhe një “sqarim” për “çunat” e ish-ministrit të Brendshëm, ku I ka thënë se duhet të bjnë kujdesi pasi përpara vëllait të pashait s’mund të hipi asnjë në avion.
Postimi I plotë:
“ NJOFTIM”
Njoftohet Ermali, Nakja dhe e gjithe “ TUFA” e “ çunave” qe varen direkt nga “ pashai” te nisen urgjentisht per ne aeroportin e RINASIT se sonte ne darke niset linja e re e vendosur enkas per te gjithe trafikantet qe duan te largohen nga SHQIPERIA.
Biletat i paguan Ardi Veliu se e ka mare porosi nga “ pashai” pastaj ja ka konfirmuar dhe vellai .
Te nisen shpejt edhe “ çunat” e tjere qe jane emeruar neper poste kyçe te policise te shperndare si copa MUTI nen kujdesin e vellait dhe te pashait.
“ SQARIM”
Nuk lejohen te hipin ne kete avion “ ÇUNAT” e ish ministrit te brendeshem perpara vellait te
“ pashait”.
Per ata ,ministria e brendesheme ka vene ne dispozicion nje linje TRAGETI sepse ish ministri ka patente per “ traget” jo per
“ pilot”.