Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk në përfundim të Samitit të Sofjes në Bullgari, deklaroi se në këtë samit, u konfirmua perspektiva evropiane për të gjithë rajonin, duke shtuar se historikisht, rajoni i Ballkanit është pjesë e Evropës.
“Po flasim për perspektivën evropiane të rajonit, por nuk jemi këtu për ta shtyrë këtë proces. Ne duhet ta shohim në mënyrë të drejtë problematikën e rajonit. Të jemi të ndërgjegjshëm për çdo pasojë që rrjedh nga zgjerimi. Integrimi i Ballkanit Perëndimor është prioritet kryesor për BE-në. E ardhmja e Ballkanit është në BE, por problemet duhet të zgjidhen”, tha Tusk.