Kejdi Mehmetaj, deputetja më e re e LSI-së dha të tjera detaje në lidhje me protestën e ardhshme të qytetarëve.
Ajo tha se protesta do të jetë e qytetarëve dhe se opozita thjesht do jetë mbështetësja e tyre.
Ajo u shpreh se mund të përdoren pjesë nga buxheti i shtetit për të mirëmbajtur rrugët dhe se nuk është nevoja për një taksë.
E ftuar në Report Tv, Mehmetaj pohoi se bllokimi i Kryeministrisë do të jetë hapi I rradhës.