Ish-lideri i Partisë demokratike, Sali Berisha ka publikuar disa të dhëna të audiencës së emisionit "OPINION" ditën që i ftuar ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas tij, ditën e enjte "Opinion" pati një rënie katastrofike prej rreth 15% , krahasuar me natën kur i ftuar ishte biznesmeni Safet Gjici.
“Ky është grushti i dytë turinjve që Edvini merr për Rrugën e Kombit, por kësaj rradhe nga publiku shqiptar, i cili tregoi se Shqiptarët kanë neveri nga surrati i tij në ekranin televiziv.”, ka shkruar ndër të tjera Berisha.
Statusi i plotë:
Grusht i dyte i rende turinjve per Edvin Kristaq Ramen!
Flakje masive nga 70% e publikut ne Opinion!
Nga 45,4% qe ishte mesataria e ndjekjes se Opinionit per debatin midis perfaqesuesve te grupeve te ndryshme per Rrugen e Kombit diten e hene, kjo ndjekje ra ne
31,9% diten e enjte, ku ne Opinion ishte Edvin Neveria.
Pra nje renie katastrofale prej rreth 15% krahasuar me naten kur ai perfaqesohej ne Opinion nga bizdemeni( shenimi im) i tij siç e quajti veten Gjici, te cilin e lumturojne rojet me baulet plot me euro te bankes qe ruanin dhe qe per kete merite fiton 70% te tenderave te sigurimit te objekteve ne Shqiperi.
Ky eshte grushti i dyte turinjve qe Edvini merr per Rrugen e Kombit, por kesaj rradhe nga publiku shqiptar, i cili tregoi se ka neveri nga surrati i tij ne ekranin televiziv! sb