Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, mund të shkarkohet nga posti qeveritar për shkak se financat janë në situatë shumë të rënë. Paralajmërimi është bërë nga gazetari Denis Dyrnjaja, sipas të cilit së shpejti ministrit Arben Ahmetajt mund t’i prihet bileta e largimit.
‘’Gojët e liga” flasin se qeveria nuk i ka punët mirë me financat ndaj ministrit të linjës i është prerë një biletë vetëm vajtje. Ndoshta Arben Ahmetaj po bëhet gati për suksese në jetë!”, shkruan Dyrnjaja.