Nervat e akumuluara nga sherri me deputetët e opozitës për vëllain e Fatmir Xhafajt, Erjon Braçe, ia ka nxjerrë gazetarëve.
Në një moment kur ka dëgjuar gazetaret të qeshin, Braçe iu është drejtuar gazetares së "News24", Marsela Karapanço me fjalët “Mos rënko ti aty”, ndërsa kur ka parë atë të "Report Tv", Esiona Konomi duke qeshur e ka nxjerrë jashtë: “Ti me syze, dil pak përjashta, dil përjashta që të kuptosh se ka etikë këtu. Shkoj bëje te PD këtë që bëre këtu’’.
Të dyja gazetaret kanë dalë jashtë në heshtje, ndërsa të tjerët vazhduan të ndjekin Komisionin e Ekonomisë.
Prej disa ditësh në komisionet parlamentare, deputetët e opozitës kanë vetëm një temë për të diskutuar, atë të vëllait të Ministrit të Brendshëm të përfshirë në trafik droge dhe kjo ka shkaktuar nervozitet tek deputetët socialistë.