Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pati një takim me artistët dhe aktorët e Teatrit Kombëtar. Ai shprehu mbështetjen e plotë ndaj kërkesave të tyre që prej disa javësh kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar.
Pas takimit të zhvilluar në selinë e PD-së, Basha tha se që nga dita kur Edi Rama është ulur në karrigen e ministrit të Kulturës ka pasur një projekt për Teatrin Kombëtar, kullat.
“Jemi të revoltuar për rikthimin e këtij projekti që daton që nga koha kur Edi Rama është ulur në karrigen e ministrit të Kulturës. PD është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Ajo që Rama po bën është korruptive dhe kriminale, ndërsa qëndresa e artistëve është e drejtë. Diskutuam për gjendjen katastrofike për artin dhe kulkturën, do të propozojmë një pr/ligj për artin dhe kulturën, i cili do të hartohet bashkë me artistët, dhe do e mbrojmë me çdo çmim, në sallën e Parlamentit.
Artistët dhe aktorët po nëpërkënben nga një kryeministër që urren artin, mendimin e pavarur, mendimin ndryshe.
Rama po asgjeson një tjetër vatër të mendimit të pavarur. Janë akte bolshevike për të asgjesuar një elitë kombëtare, e cila frymëzon brezat. Rama synon të centralizojë gjithçka. Ligji i propozuar për artin dhe skenën është stalinist”, tha ndër të tjera kryetari i Partisë Demokratike, Basha.