Qytetari-Ramës: “Pasha”, më mirë dëgjoj Babalen që thotë ca të vërteta sesa demagogjinë tënde

Hënë, 21 May 2018 17:21

S’kanë të mbaruar komentet e qytetarëve në takimet e “hapura” të qeverisë.

Pasditen e sotme shtabi qeveritar ka shkuar në Gjirokastër për të ashtuquajturën llogaridhënie publike.

Gjatë bisedimit që Rama është duke zhvilluar me qytetarët, njëri ndër to i quajtur Jozef Kulig, e thërriti Ramën “pasha”, në të njëjtën mënyrë si Albert Veliu quante vëllain e ministrit të Brendshëm, në audio-përgjimin e publikuar.

Rama duke iu përgjigjur këtij komentuesi shkruan se shumë shpejt do t’i dalë tymi kësaj historie besoj se s’më thotë dot askush si ti pastaj që s’ua thashë si qëndron e vërteta.

Debati:

Jozef Kulig: Do shohim AJSBERGUN Pasha,ka me shume rendesi Babalja qe thote ca te verteta dhe pse pi raki,se sa te degjojme demagogji

Edi Rama: Jemi vend i lire dhe gjithkush eshte i lire te shohe cfare te doje, ndersa e verteta pastaj eshte ca me e komplikuar per shume njerez, pikerisht sepse eshte shume e thjeshte! Pa merak se do t’i dale tymi shpejt kesaj historie besoj dhe s’me thote dot askush si ti pastaj qe s’ua thashe si qendron e verteta… Sa per demagogjine, nuk jam i sigurte qe i’a di kuptimin kesaj fjale, po une nuk bej demagogji, them ato qe mendoj e bej ato qe them, me mundime sa te duash e ndonjehere ka gjera qe vonojne, po do ti s’do ti, ne punen time ka ndershmeri e perkushtim pa rezerve! Shikim te mbare dhe mos pi ti raki te pakten se edhe keshtu pa raki esell nuk je.

Modifikuar më Hënë, 21 May 2018 17:29
Login to post comments