Pas Komisionit të Ligjeve, debatet e forta kanë përfshirë edhe Komisionin e Ekonomisë. Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka paralajmëruar një tjetër përgjim nga PD për Agron Xhafajn.
Noka përmendi dhe protestën e paralajmëruar nga opozita të shtunën, më 26 maj, duke thënë se nëse ministri Xhafaj nuk është larguar, opozita do ta largojë atë bashkë me kryeministrin, por Erjon braçe i kujtoi deputetit të PD vitin 1996, kur pushteti u 'rrëmbye' me dhunë.
Deputeti i PD e ka cilësuar një lëvizje dinake largimin e Agron Xhafajt në Itali, që sipas tij, u bë për t’iu hedhur hi syve njerëzve.
“Së shpejti një përgjim i ri që provon se Agron Xhafaj vijonte trafikun e drogës, gjatë kohës që vëllai i tij ka qenë ministër i Brendshëm. Largimi i Agron Xhafajt në Itali ishte një lëvizje dinake për t’u hedhur hi syve njerëzve. Materiali i dytë që do dalë do jetë vërtetim katarcipërisht i faktit se Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e drogës, kur vëllai i tij ishte ministër. Nëse të shtunën nuk lirojmë ministrin, bëhuni gati se do ju largojmë me gjithë kryeministrin” yha Noka.