Sot me tuta në mbledhjen e qeverisë, po nesër?

Hënë, 21 May 2018 17:49

Ditën e premte pasi u kthye nga Samiti i Sofjes, kryeministri Edi Rama dha një konferencë për shtyp nga Rinasi, ndërsa pyetja e një gazetareje e vuri në vështirësi aq sa ai e kaloi në “luftë” personale.

Por Rama duket se nuk ka të ndalur me “bëmat” e tij.

Të gjithë e mbani mend vështrimin e Presidentit Emanuel Macron, i cili u çudit teksa pa Ramën në takim zyrtar me kostum dhe atlete të bardha.

Sot qeveria e tij pati një mbledhje në Gjirokastër.

Pas saj Rama doli të fliste për mediat, mbas shpinës së tij ishte logoja zyrtare e qeverisë, ndërsa ai ishte veshur me kostum sportiv.

Nuk dihet se sa seriozisht mund të merret nga populli një kryeministër që del dhe flet për investimet në një qark të rëndësishëm si Gjirokastra, por i veshur me tuta.

screenshot-3_1526915576-8461835.jpgscreenshot-5_1526915576-9860532.jpgscreenshot-1_1526915576-9112813.jpg

Login to post comments