Sulm i turpshëm i Braçes ndaj gazetares, e nxjerr nga Komisioni (VIDEO)

Hënë, 21 May 2018 18:19

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, ka sulmuar në mënyrë të paprecedentë ditën e sotme gazetarët.

Sulmi i Braçes ndaj gazetares edhe në një kohë kur opozita kishte braktisur Komisionin e Ekonomisë, pas debateve që ndodhën lidhur me audio-përgjimin e vëllait të Ministrit të Brendshëm, teksa dëgjohet duke folur për pazare droge.

Deputeti i PS-së jo vetëm që e ka nxjerrë jashtë, por edhe i është drejtuar më fjalët: Shko bëj tek PD-ja këto.

E gjetur në implikim për drogën dhe aferra të tjera korruptive, duket se mazhoranca ka metodën për tu mbyllur gojën gazetarëve.

Ky është rasti i dytë brenda javës, pas përplasjes që pati Rama në Rinas me një gazetare, ku i sikletosur nga pyetjet e saj braktisi konferencën.

“Ti me syze, dil pak përjashta, dil përjashta që të kuptosh se ka etikë këtu. Shkoj bëje te PD këtë që bëre këtu’’, i është drejtuar Braçe gazetares së Report Tv. /55News.al/

Video

Login to post comments