Deputeti i LSI-së, Luan Rama, ka deklaruar sot se partitë e opozitës nuk janë në një garë me njëra-tjetrën, por janë në një garë përballë të keqes.
Në një intervistë për Syri.net, deputeti i LSI-së tha se e gjithë qeverisja e tepsisë, kusisë dhe e tërë këtij mentaliteti turkoshtat, është në thelb një qeverisje e kriminalizuar, është një rrjet avanguard që i shtrin tentakulat në të gjitha drejtimet.
“Qeverisja është struktura më e dukshme e një rrjeti kriminal. Po e përdor pushtetin për t’i kthyer reston grupeve dhe rrjeteve që tjetërsoi votën në mënyrë të dhunshme, që kriminalizoi zgjedhjet e fundit.
Sot gjykata e Beratit dëshmoi se është nën presionin e keqbërësit Edi Rama, i cili paturpësisht kredon e vet elektorale e pasqyroi me thirrjen drejtuar policëve që të mbushnin me vota Partinë Socialiste.
Nëse do të kishte ndodhur kjo në ndonjë vend tjetër, Kryeministrin do e kishin lidhur, fillimisht qytetarët, më pas drejtësia.
Kanabizimi i vendit është vetëm një nga qasjet e qeverisë me krimin, pasi trafiku i saj, i prostitucionit janë të tjera elementë. Shqipëria konsiderohet vendi i pastrimit të parave dhe kjo tregon se cila është fytyra e qeverisë.
Mendoj se kostoja e parë që do të paguhet është mosçelja e negociatave”, u shpreh Luan Rama.