Qindra qytetarë janë vendosur në ambIentet e jashtme të kryeministrisë, ku protestojnë për lirimin e 11 kuksianëve të cilët mbahen në burg, pas protestës në Rrugën e Kombit.
Me thirrjet dhe me pankarta “Më arrestoni edhe mua”, qytetarët në mënyrë simbolike i kanë vendosur një tra kryeministrit Rama. Sipër tij shkruhet ‘’dalja falas”.