×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Deputeti i PD-së: Çdo shqiptar t’i thërrasë kujtesës, të mos biem sërish në një neodiktaturë

Hënë, 21 May 2018 19:13

Në ditët e përkujtimit të revoltës kundër regjimit komunist Deputeti i Partisë Demokratike ka thënë se duhet të mos harrojmë të shkuarën për të mos e pësuar përsëri.

Përmes një postimi në “Facebook”, Myslim Murrizi ka shkruar në përkujtim të viktimave të burgut famëkeq të Spaçit.

 “Ne perkujtim te revoltes kundra rregjimit komunist te dates 21-23 maj 1973, ku te burgosurit politik te diktatures GUXUAN me shpirt dhe me zemer , me kurajo dhe besim ne dinjitetin e TYRE, ti kundervihen me “ duar” nje qeverie bande te armatosur.” ka shkruar deputeti.

Më tej ai shton se kriminelët e regjimit komunist janë shpërndarë si një bakterie në politikën shqiptare eshë sot 28 vjet pas rënies së regjimit, “Pjese te pista te rregjimit komunist , te shperndare si bakterie apo virus kanceroz ne te gjithe politiken SHQIPTARE prej 28 vitesh , kurre nuk jane penduar per kete KRIM MAKABER.” thuhet ne postim.

Në fund të shkrimit të tij deputeti demokrat i bën thirrje kujtesës së shqiptarëve për të mos rënë në një neodiktaturë, “Kush harron te shkuaren e hidhur, eshte i prirur ta pesoj perseri.Ndaj jo vetem ish te burgosurit politik dhe familjaret e TYRE, por çdo Shqiptare duhet ti therrase KUJTESES, qe te mos biem perseri ne nje neodiktature.” mbyll statusin Murrizi.

Postimi i plotë:

SOT NE ISH BURGUN FAMEKEQ TE SPAÇIT.

Ne perkujtim te revoltes kundra rregjimit komunist te dates 21-23 maj 1973, ku te burgosurit politik te diktatures GUXUAN me shpirt dhe me zemer , me kurajo dhe besim ne dinjitetin e TYRE, ti kundervihen me “ duar” nje qeverie bande te armatosur.

Rrespekt per 4 MARTIRET e pushkatuar qe familjaret e te ndjereve, edhe sot 28 vjet pas rrezimit formal te komunizmit, nuk ju kane gjetur akoma eshtrat.

Pjese te pista te rregjimit komunist , te shperndare si bakterie apo virus kanceroz ne te gjithe politiken SHQIPTARE prej 28 vitesh , kurre nuk jane penduar per kete KRIM MAKABER.

Si per ironi te fatit, vazhdojne te lehin si qen te zgjebosur dhe kerkojne qe VIKTIMAT te falin.

Ndersa kriminelet qe prej 45 vitesh masakruan SHQIPTARE te pafajshem, ende nuk kane belbezuar nga goja e tyre e piste qe rrjedh gjak SHQIPTARESH nje FALJE qofte edhe hipokrite siç eshte kjo lloj “ rrace”

Kush harron te shkuaren e hidhur, eshte i prirur ta pesoj perseri.

Ndaj jo vetem ish te burgosurit politik dhe familjaret e TYRE, por çdo Shqiptare duhet ti therrase KUJTESES, qe te mos biem perseri ne nje neodiktature.

Modifikuar më Hënë, 21 May 2018 19:17
Login to post comments