Kryeministri Edi Rama është përballur me shqetësime të shumta të banorëve gjatë turit për llogaridhënien. Kryetari i fshatit Golem i renditi kryeministrit një sërë shqetësimesh, por nuk mori premtimin për zgjidhjen e asnjërit prej tyre.
Bashkëbisedimi:
Banori: Përshëndetje zt.kryeministër. Alket Stroka, kryetar i fshatit Golem.
Rama: Prapë në Golem.
Banori: Është fat për mua, jemi takuar bashkë dikur kur ishe në opozitë.
Rama: Lëre mo nuk është ndonjë fat i madh.
Banori: Para disa muajsh ngrita problemin e rrugës. Sot është bërë një projekt i rrugës. Ne jemi një fshat me potencial blegtoral. Doja të flisja pak edhe me zv/ministrin, me Dhimon sepse e kam njohur dikur, kam respekt. Posedojmë 12 mijë krerë bagëti,
Rama: E di!
Banori: Neve, më fal për shprehjen, nga 7 na mungojnë 8. Nuk kemi sinjal telefonik.
Rama: E di!
Banori: Nuk kemi ujësjellës.
Rama: E di mo!
Banori: Nuk ka qendër shëndetësore.
Rama: E di!
Banori: Nuk kërkojmë as punë, as bukë. Vetëm këto gjëra.
Rama: E di!
Banori: Rrugën..
Rama: Ta shikojmë!
Banori: Të paktën një përforcues telefonik!
Rama: Ta shikojmë! Për rrugën nuk di të them ekzakt, për telefonin të shikojmë ata të kompanisë.
Banori: Ka nja dy vjet që ka plasur bruceloza, vaksina duhet gjetur me mik. Është skandal.
Banori: Nuk e di kur do të vijë dita për atë rrugën..
Rama: Do të vijë..të jeni i sigurt.