×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

“Protesta deri në largimin e kësaj qeverie është detyrë qytetare”

Tuesday, 22 May 2018 09:12

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në facebook, përçon thirrjen që qytetarët të bashkohen me protestën e opozitës, të shtunën më 26 maj. Si një qytetar, shkruan Manjani, ai do të dalë në tubim deri në largimin e kësaj qeverise, të cilën e quan qeveri të drogës.

“Pa dyshim që protesta e opozitës për largimin e qeverisë, që veç te droga e ka mendjen, është LEGJITIME! Pa asnjë mëdyshje do jem në atë tubim si opozitar që bën detyrën qytetare të protestës ndaj të keqes më të madhe që na ka zënë: Droga dhe diktati! Zhgënjim do ishte nëse nuk do protestohej dhe jo kur protestohet”,-shkruan Manjani.

Manjani shton se qeveria është zënë në flagrancë si drejtuese dhe nxitëse e trafikut ndërkombëtar të drogës, dhe se çdo ditë thellohet nga skandale droge. “Qeveria është kapur në flagrancë, tashmë me prova, si drejtuese dhe nxitëse e trafikut ndërkombëtar të drogës! Lajmet raportojnë çdo ditë shqiptarë që kapen nëpër botë dhe qeveritarë, që zhyten thellë e më thellë në skandale droge e pisllëqesh”,-shton më tej ish-ministri i Drejtësisë.

Fshehja e Ramës pas fustanit të Prokurorisë, thotë Manjani, ”është thjesht përpjekje idiote për të fshehur të keqen. Protesta deri në largimin e kësaj qeverie është detyrë qytetare, më shumë se detyrë politike opozitarësh. Prandaj qytetarisht do protestoj”.

Login to post comments