×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Ilaçet/ Vasili sulmon Ramën: Llafazan ambulant, u hoqe të drejtën e jetës njerëzve

Tuesday, 22 May 2018 09:11

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i është kundërvënë kryeministrit Edi Rama, lidhur me listën për barnat e rimbursueshme.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Vasili e cilëson Ramën si "kryeministër portali". 

Mes të tjerash, Vasili pohoi se, i është drejtuar publikisht Ramës që t’i zgjidhë dhe të lërë propagandën me shëndetin, ndërsa shtoi se ‘problemet ishin kritike për pacientet me këtë listë’.

“Ky llafazan ambulant tall dhe perqesh cdo hall te njerëzve por lista e barnave e kaloi çdo kufi sepse dora e kryeministrit u hoqi edhe te drejtën e jetës qytetareve duke u hequr barnat nga lista apo duke u vene kufizime çnjerezore”,- shkruan Vasili.

Reagimi i Petrit Vasilit në Facebook:

"Kryeministri portal nuk e sheh listen e barnave ndersa Zeri i Amerikes po.

Lista e barnave kishte mjaft probleme dhe absurditete qe bien ne kurriz te qytetareve.
I jam drejtuar publikisht kryeministrit portal, qe t’i zgjidhe dhe te lere propaganden me shendetin sepse problemet ishin kritike per pacientet me kete liste.

Pergjigjet e tija dhe e te tijve kane budallalleqe kolosale nga ato qe vetem ky kryeminister mund t’i thote.

Ky llafazan ambulant tall dhe perqesh cdo hall te njerezve por lista e barnave e kaloi cdo kufi sepse dora e kryeministrit u hoqi edhe te drejten e jetes qytetareve duke u hequr barnat nga lista apo duke u vene kufizime çnjerezore.

Te nderuar miq ndiqeni nje kronike shume profesionale te Zerit te Amerikes".

Modifikuar më Tuesday, 22 May 2018 09:23
Login to post comments